Policia e Tiranës njofton se ditën e djeshme ka arrestuar një 52-vjecar, përgjegjës për vrasjen e ish-atletit Hasan Rakipi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz, në kohën që ish-atleti doli nga një lokal afër fushës së futbollit ku stërvitet kombëtarja.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me marrëveshjen sipas së cilës Franca do t’i shesë Rusisë një anije luftarake të modelit të ri. Anija që kushton mes 300 e 500 milionë eurove është në gjendje të transportojë helikopterë, armatim të rëndë dhe trupa të specializuara për zbarkime në bregdet. “Miqtë dhe aleatët tanë në Evropën ...
Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski ka kundërshtuar rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare për presionet që po i bëhen pushtetit gjyqësor. Ministri 72 vjeçar ka dalë edhe kundër anketës së fundit të realizuar nga OSBE për gjendjen ...
Policia e Tiranës në një konferencë për shtyp ka deklaruar se po vazhdon puna për identifikimin e eshtrave të gjetura në Dajt. Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës Alma Katragjini eshtrat i përkasin 19 personave të ekzekutuara në regjimin komunist.
“Mungesa e ligjshmërisë në veri shtetit të Kosovë i ka kushtuar humbje të mëdha, si në aspektin politik dhe atë financiar”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në Vjenë, para Grupit Drejtues Ndërkombëtar.
Irani do të ndërtojë brenda një viti e gjysmë dhjetë impiante të reja për pasurimin e uraiumit. Këtë e bëri të ditur shefi i agjencisë bërthamore në Teheran, Ali Akbar Salehi.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën mban sot një takim në Vjenë, për të diskutuar arritjet dhe sfidat në Kosovë, që nga mbledhja e fundit e këtij grupi. Raportin në këtë kuadër do ta prezantojë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, diplomati holandez, Pieter Feith, i cili njëherësh është edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar. Në takimin e sotëm merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.