Trafiku i drogës, arrestohen në Itali 58 persona mes tyre 28 shqiptarë
Nga tapi ne Lajme nga Shqiperia prej www.noa.al
Lombardi, 24 korrik NOA-Një superoperacion në Lombardi ka vënë në pranga 58 persona, shumica me origjinë shqiptare dhe ka sekuestruar rreth 80 kg drogë (heroinë, kokainë e marijuanë) e bllokuar njëkohësisht 2 laboratorë të përpunimit të mallit. Sipas policisë italiane, droga transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë, fshehur në brendësi të gomave të kamionëve.
