0
rapitful 1266 days para
Romani ,,I huaji” zë një vend të veçantë në krijimtarinë letrare të Alber Kamysë. Ai është shkruar me një gjuhë specifike, si një tregim tejet i pikëlluar i historisë së njeriut, i cili nuk është i vetëdijshëm, prandaj s’ështe i zoti të kuptojë se ç’po ngjante rreth e përqark tij. Ky është pikërisht Zotëri Merso, protagonist i këtij romani. Veprimi i romanit nis me telegramin që merr ai nga Drejtoria e shtëpisë së pleqve, ku e pat vendosur të ëmën para tre vjetësh. Në tekstin konciz të telegramit thuhet se nëna e tij kishte vdekur dhe se varrimi i saj do të bëhej nesër. Mersoja e pret këtë lajm tragjik me një gjakftoftësi të rrallë, gati të pabesueshme.