Pirro i Epirit | Shqypnia-Historia Shqiptare

Pirro i Epirit | Shqypnia-Historia Shqiptare

Nga tentim ne prej shqypnia.com

Pirro i Epirit (297-272 p.e.s.) ishte një nga komandantët më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i molosëve. Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Në krye të ushtrive të përbëra nga molos, thesprotë dhe kaonë, Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake. Në kulturat perëndimore edhe sot shprehja “fitore pirrike” nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha.

Pirro gjatë sundimit të Epirit (297-272 p.e.s.)
Në vitin 297 para Krishtit në krye të shtetit të Epirit erdhi Pirroja dhe u bë komandant i plotfuqishëm ushtarak. Gjatë sundimit të Pirros Epiri zhvilloi politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetet e fuqishme te kohës.Epiri njohu një lulëzim të jetës qytetar, me veprimtari te dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja.Pirroja me anë të luftërash e pushtimesh i zgjeroj kufinjët e shtetit të ri të Epirit në kurriz të fqinjëve. Në veri kufinjët i zgjeroi deri te lumi Shkumbin, në lindje deri në Vardar kurse në jug pushtoi tokat deri në Kornit.

Me kërkesën e qytetit Tarant, në vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoi me ushtri të madhe ne Italinë e Jugut. Në luftën që zhvilloi i theu keq Romakët por edhe Epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve radhazi në Sicili dhe pas humbjes që pësoi në vitin 273 p.e.s., u kthye në Epir ku përsëri nuk qëndroi i qetë. Me ushtrin e tij hyri ne Greqi, ku u vra gjatë luftës qe zhvilloi më 272 p.e.s. në qytetin Agro.
  • 5
  • Fsheh
  • Voto

Duhet të regjistroheni që ta votoni këtë lajm,ju lutem regjistroheni tani!

Duhet të regjistroheni që ta eliminoni këtë lajm,ju lutem regjistroheni tani!

Kyçur To Ngjarjet.com

Nuk keni llogari ende,ju lutem regjistroheni!