0
rapitful 1158 days para
Në vëllimin e prozës ,,Vdekja më vjen prej syve të tillë”, autori përfshin trembëdhjetë tregime. Ndonjëri nga ato është shkruar vetëm sa për të plotësuar strukturën e një tërësie tematike kronologjike, çfare ka qenë ambicje e autorit. Pjesa më e madhe dhe relevante si vlerë e këtij rrëfimi mbi Vajazanin janë ngarkim e frymëzim që vjen si domosdojë e brendshme e krijuesit. Duke pasur ambicjen që ky rrëfim të jetë si çdo rrëfim, me fillim dhe fund — të fillojë me fëmijërinë e thellë dhe të përfundojë me vdekjen, rrjedha e rrëfimit, sidomos në fillim, duket si e dhunuar.